50 milionë euro, Barcelona tentoi të “rrëmbente” objektivin e Chelsea

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jules Kounde është kthyer në një nga mbrojtësit më të kërkuar për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi francez aktivizohet aktualisht tek ekipi i Sevillas, por dëshira e tij më e madhe është transferimi te Chelsea.

Megjithatë, Tuttomercatoweb ka zbuluar së fundmi një ofertë që ka ardhur në drejtim të andaluzianëve. Bëhet fjalë për Barcelonën të cilët ishin të gatshëm të ofronin mbi 50 milionë euro për të veshur mbrojtësin me fanellën e katalanasve.

Megjithatë, ka qenë një ofertë e refuzuar nga Sevilla duke marrë parasysh dëshirën e lojtarit. Ai dëshiron të transferohet vetëm në Londër, për të luajtur me Chelsea.

Më parë Kounde ka refuzuar edhe Tottenham për këtë arsye. Ndërkohë që Chelsea pritet të shpenzojnë për të 55 milionë euro plus 5 të tjera bonus në merkaton e ardhshme. Negociatat janë duke u zhvilluar, por ajo që bie në sy është dëshira e mbrojtësit për t’u transferuar në Londër. /oversport.tv

You may also like