5 rregullat e negocimit, për të fituar çdo gjë që dëshironi – Shqip

by admin
Spread the love

Kushtoni vëmendje gjuhës së trupit

Nëse i kërcitni gishtat do të thotë se nuk keni durim, ndërsa nëse i mbani duart kryq bën të dukeni nervoz, transmeton Telegrafi. Sidoqoftë, këto janë vetëm disa nga gjërat që gjuha e trupit len të nënkuptoj, prandaj kushtoni shumë kujdes.

Mos negocioni përmes e-mailit

E-maili i lejon njerëzit të shmangin konfrontimin direkt dhe iu jep më shumë kohë të ndërtojnë një përgjigje të fuqishme. Veç kësaj, nëse flisni sy për sy është më mirë sepse toni i zërit e bën të veten.

Provoni t’i kuptoni objektivat e tjetrit

Shpeshherë qëllimet e një personi nuk janë të njëjta me tuajat dhe për këtë duhet t’i lejoni ata të tregojnë se çfarë dëshirojnë.

Dëgjoni më shumë sesa që flisni

Sa më pak që flet, aq më shumë personi tjetër do të ofroj informacione, të cilat do t’i kishin mbajtur të fshehta nëse nuk do të kishe folur.

Qëndroni të gatshëm të largoheni

Nëse gjërat nxehen apo e shihni se nuk po arrini marrëveshje, është mirë të largoheni! 

You may also like