5.000 viktima, Libia në kaos! Përmbytje mbi përmbytjen, çahen digat

by admin
Spread the love

Mbi 5 mijë vetë besohet të kenë humbur jetën mes katastrofës së përmbytjeve që kanë gjunjëzuar pjesë të Libisë.

10 mijë janë të zhdukurit pas shirave të rrëmbyer në verilindje të vendit, që shkaktuan shembjen e dy digave duke bërë kështu që akoma edhe më shumë ujë të vërshonte në zona të përmbytura tashmë.

Tamer Ramadan, kryetari delegacionit të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Libi, i dha shifrat e viktimave dhe të zhdukurve gjatë një konference për gazetarët në Gjenevë, Zvicër, të martën.

“Numri i të vdekurve është i madh, dhe fatkeqësisht, mund të rritet edhe më shumë,” tha ai. Libia ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe i deklaroi tre rajone në provincën Cyrenaica si rajone katastrofash. OKB deklaroi, se do të dërgojë ndihma për të mbështetur aksionet e shpëtimit në nivel lokal dhe kombëtar. Turqia ka nisur tre avionë me ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare.

Shkollat dhe dyqanet janë mbyllur. Ndërkohë edhe tre porte të rëndësishme të naftës janë mbyllur për tre ditë. Stuhia “Daniel” përmbyti të hënën qytete të rëndësishme si Bengazi, Suse, al Bayda, al-Mardsh dhe Derna. Në Derna sipas dëshmitarëve ujërat arritën nivelin e tre metrave.

Kjo ishte një goditje e fortë për vendin e përfshirë prej vitesh nga konflikte të ashpra të brendshme. Institucionet shtetërore janë gati jo funksionuese, ndërsa qeveria që njihet ndërkombëtarisht nuk ka kontroll mbi rajonet lindore.


Top Channel

You may also like