49 vjeçarja fiton padinë e ngacmimit seksual ndaj shefit që i kërkonte ‘të vendosej me të në Qipro’ (fotot)

by admin
Spread the love

Një drejtuese në një kompani investimesh ka fituar sot në Britani padinë e saj kundër pronarit të martuar të kompanisë që e quante “vajzë çapkëne” dhe i kërkonte të vendosej me të në një vilë në Qipro.

59 vjeçari Marc Bandemer, kishte bërë propozime të vazhdueshme ndaj 49 vjeçares Louise Crabtree, dy vitet e fundit me mesazhe adhurimi e persekutimi në celular, thuhej në gjyqin e çështjes, shkruan e përditshmja vendase Daily Mail.

Kreu i kompanisë i referohej Crabtree si ‘bukuroshe’, ‘çapkëne’ dhe sugjeronte se “kishe lënë derën e dhomës së gjumit hapur” kur ata ishin në një udhëtim pune së bashku.

Teksa dyshja afroheshin nëpërmjet punës, Bandemer nisi t’i referohej asaj dhe tre fëmijëve të saj si ‘familja ime e adoptuar’ dhe epitete te tjera çka ajo refuzonte.

Gjykata tha se Bandemer ishte në pozicion vartëseje dhe si një nënë e pamartuar nuk donte të prishte mundësinë e punësimit.

Gruaja tashmë pret të marrë kompensim pasi gjykata vendosi se ishte bërë objekt e një fushate të zgjatur ngacmimesh seksuale.

Gjyqi në Southampton në jug të Britanisë tha se Crabtree kishte nisur punë me financuesit Integer Wealth Global si drejtoreshë në prill 2021.

Por prej atëherë fushata e ngacmimeve ishte zgjeruar pasi marrëdhënia kishte kaluar përtej asaj të punës.

Në gusht 2021, zonja Crabtree mori një paralajmërim formal në punë kur i bëri të qartë shefit refuzimin e referencave dhe komenteve seksuale në një email.

Duke mbrojtur pretendimin e diskriminimit seksual, gjykatësi James Daëson tha: “Ne jemi të kënaqur që provuam se sjellja e Bandemer është e lidhur me faktin që zonjusha Crabtree është një femër, dhe se ai nuk do t’i ishte drejtuar në këtë mënyrë një burri”.

Një tjetër seance gjyqësore do të caktojë kompensimin për gruan e ngacmuar nga shefi financier.