429 raste të reja me KOVID-19, një i vdekur

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.284 testime, ndërsa 429 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica janë në Shkup, ndërsa 95 janë riinfektime.
Në 24 orët e fundit është paraqitur vetëm një person i vdekur, ndërsa si të shëruar janë regjistruar 572 persona.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 338.549, prej të cilëve 326.217 janë shëruar, ndërsa 9455 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (23 gusht) është 2.877.


You may also like