419 kadetë i bashkohen Policisë së Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të e Policisë së Kosovës.

Akademisë policore e përfunduan 419 policë, të cilët do t’i bashkohen forcave të rendit.

Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishin edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, e kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën e saj, Osmani tha se është e lumtur që në mesin e 419 policëve të rinj, janë edhe 85 policë nga radhët e komuniteteve jo-shumicë dhe 47 vajza e gra, teksa falënderoi edhe policët në veri.

“Të gjithë se bashku, të shprehim edhe një herë falënderimin me policët dhe policet tona që po shërbejnë në veriun e vendit tonë për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Policia e Kosovës është vijimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Policia jonë është vijimësi e UÇK-së. Liria jonë ka ardhur pas sakrificave të brezave të tërë për liri e çlirim nga okupatori serb. Si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, do të jeni pjesë e historisë së vendit tonë dhe përpjekjeve tona për ta forcuar Republikën tonë”, tha Kurti.

You may also like