40-vjeçari me aftësi të kufizuara dhe gjysmë i verbër trajtohet si skllav nga gruaja dhe i dashuri i saj

by admin
Spread the love

Një burrë me aftësi të kufizuara pjesërisht i verbër, ka denoncuar gruan dhe kujdestarin e tij pasi e kishin burgosur në shtëpinë e tij.

Tom Somerset-How u shpreh në gjykatë se gruaja e tij Sarah Somerset-How, 49 vjeç dhe George Webb, 50 vjeç, nuk janë kujdesur për të dhe e kanë lënë të vetmuar dhe pa shërbimet bazë që i duhet një personi me aftësi të kufizuara.

Sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, ai është mbajtur si një ‘i burgosur në shtëpinë e tij’ dhe nuk kishte kontakt me asnjë nga njerëzit e tij të dashur.

Tom Somerset-How është pjesërisht i verbër, ka paralizë cerebrale dhe kërkon kujdes 24 orësh, por çifti e braktisi atë në shtratin e tij për shumicën dërrmuese të kohës.

Ai nuk ishte në gjendje të lante dhëmbët për një vit dhe bënte dush një herë në javë. Ai u ankua në polici dhe gjykata e konsideroi këtë ngjarje si ‘shpëtim i një personi të mbajtur peng’.

Gruaja dhe kujdestari i tij të cilët mendohet se janë në një lidhje, u akuzuan sipas legjislacionit modern të skllavërisë dhe javën e kaluar u shpallën fajtorë për mbajtjen e një personi në skllavëri.

Somerset-How zbuloi lidhjen e tyre, kur dëgjonte zhurmat që vinin nga dhoma e ndenjes në orën 2 të natës, kur kryenin marrëdhënie, edhe pse gruaja e tij dhe Webb mohonin të kishin një lidhje.

Gjatë gjyqit, avokatët e çiftit u përpoqën të hidhnin poshtë akuzat për skllavëri, duke argumentuar se nuk kishte asnjë provë që z. Somerset-How po trajtohej si një skllav.

Të pandehurit do marrin dënimin e tyre në ditët e ardhshme.