4 mësimet e vyera për jetën, që më mësoi libri “Baba i pasur, baba i varfër” – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Brianna Bussell

Baba i pasur, baba i varfër, është një libër që duhet lexuar nga cilido që dëshiron të krijojë pasuri jo vetëm për veten, por edhe për familjen e tij. Çdo argument i trajtuar këtë libër,është pjesë e një plani më të madh për arritjen e lirisë financiare brenda jetës suaj. Ja cilat janë 4 leksionet ne mendojmë se duhet të ndjekin të gjithë njerëzit.

1. Të mësosh që fëmijë rëndësinë e parave

Shumë prindër i lënë fëmijët e tyre të mësojnë mbi jetën pas dështimeve që përjetojnë, dhe nuk u mësojnë atyre në mënyrë aktive aftësitë e nevojshme për të shkëlqyer në shoqëri. Dhe për të shkëlqyer dhe arritur jo vetëm lirinë financiare, por lirinë në të gjitha aspektet e jetës, nevojitet ajo që unë e quaj prindërim i përgjegjshëm.

Kjo është diçka që e n edhe babai i pasur në libër. Ai u kujdes të përfshinte mësime të vlefshme në thuajse në gjithçka që bënte me djalin e tij. Ai nuk e la asnjëherë të kalonte një situatë, ku ai të mos i mësonte diçka të birit se si të mendonte vetë dhe të gjente zgjidhjen.

Shumë prindër nuk e hedhin këtë hap të rëndësishëm.

Ne kemi nevojë për më shumë njerëz që të kuptojnë se si funksionon bota, se si i shpërblen ajo njerëzit, dhe se si sistemi financiar do ti vendosë fëmijët tuaj në një pozitë avantazhuesepër shumë breza që do të vijnë. Mjafton që edukimi i tyre të nisë që në moshë të re!

2. Pasuritë e paluajtshme

Ky është një nga mjetet më të fuqishme në fushën e investimeve. Libri flet shumë për rrugëtimin e personazhit kur bëhet fjalë për grumbullimin e pasurisë. Mjeti kryesor që përdori ai ishte pasuria e paluajtshme, pavarësisht nëse ajo përbëhej nga shitja e shtëpive,ndërmjetësimi apo dhënia e pronave me qira.

Ai analizon në thellësi strategjitë. Sapo bleva pronën time të parë, fluksi im i parave u rrit,dhe menjëherë fillova të ndërtoj vlerën time neto. Nuk po them se duhet të bësh karrierë nga kjo, por është një nga mënyrat më të zakonshme të krijimit të pasurisë.

Thuhet se 90 për qind e milionerëve, zotërojnë një formë të pasurisë të paluajtshme. Këto tëfundit janë diçka që të gjithë duhet ta kenë në qendër të vëmendjes nëse duan që të gjenerojnë të ardhura masive.

3. Pyet, pyet dhe vetëm pyet

Shumë njerëz dështojnë që t’i përdorin burimet e tyre kur përpiqen të kenë sukses. Në fakt mjafton që të pyesni. Në libër, autori kujton një histori që Babai i tij i pasur i tregoi atij për njerëzit që nuk ishin të interesuar të mësonin se si të krijonin pasuri për veten e tyre.

Ai i thoshte gjithmonë se punonjësit e tij nuk e kishin problem ti kërkonin rritje të pagës. Por ata nuk menduan kurrë ta pyesnin, se si e bëri pasurinë dhe si e arriti suksesin që kishte. Ata ishin të kënaqur me jetën e zakonshme dhe plot vështirësi.

Kur ngrita kompaninë time për herë të parë, isha shumë dobët fitimin e klientëve të rinj. Klientët e vetëm që më erdhën ishin bizneset që më referoheshin nga klientët aktualë dhe atadikurshëm. Në fund arrita në përfundimin se nuk ka asnjë arsye pse të mos kem një klientelë më të madhe, pasi unë njoh kaq shumë pronarë biznesi që janë jashtëzakonisht të suksesshëm.

Një ditë thjesht pyeta secilin nga klientët e mi, nëse njihnin dikë që kishte nevojë për shërbimet e mia. Po atë ditë, pata shumë referenca, dhe disa prej tyre u bënë klientët e mi të përmuajshëm! I njëjti leksion edhe për kërkimin e këshillave si në rastin e tek librit:Mjafton të pyesni! Asnjëherë mos supozoni se njerëzit do t’u tregojnë automatikishtdiçka. Pra mos jini tipi zakonisht nuk pyet!

4. Perspektivat e këqija kanë rëndësinë e tyre

Premisa e librit, janë leksionet personazhi mësoi nga të dy baballarët e tij. Sigurisht, babai i tij i pasur kishte këshilla më të mira për të ecur përpara. Por ai mori këshilla edhe nga babai i tij i varfër, pavarësisht nëse i ndoqi ato apo jo. Unë u them njerëzve gjatë gjithë kohës, se kanë shumë rëndësi perspektivat nga i shohim dhe analizojmë gjërat!

Dëgjimi i mendimeve të individëve që kanë një këndvështrim të ndryshëm për jetën, mund tju mësojë në dy mënyra. Së pari mund tju ndihmojë të bëheni një njeri më i përmbushur, sepse i kuptoni më mirë njerëzit, sidomos ata që nuk përputhen me vlerat tuaja.

Së dyti mësoni atë që nuk dëshironi të bëni, gjë që është po aq e rëndësishme sa edhe të mësoni se çfarë duhet të bëni në jetë për të ecur përpara. Dëgjimi i një këndvështrimi me të cilin nuk jeni dakord, nuk mund tju lëndojë nëse ju jeni të vetëdijshëm se nuk është këshilla që po kërkoni. Përkundrazi vetëm sa do tju ndihmojë të mësoni dhe të rriteni si person.

Shënim:Brianna Bussell, drejtuese e WebInsightCo.com, një kompani marketingu dhe e zhvillimit personal në internet. / “A2Succes” – Bota.al

You may also like