4 gola në 7 ndeshjet e fundit, Milani ka harruar të shënojë

by admin
Spread the love

Dy hapa fals radhazi në kampionat, që mund ti kushtojnë shumë shtrenjtë Milanit. Kuqezinjtë janë akoma në krye të Serie A, sigurisht edhe në garën për titullin kampion, por tashmë jo gjithçka varet nga vetë ata.

Djemtë e Piolit mund të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, por kjo mund të mos mjaftojë për tu shpallur kampion, aq më tepër që kalendari i vështirë e bën akoma më të komplikuar këtë mision.

Mbrojtja po tregohet në nivelin e duhur, sepse ka 5 ndeshje radhazi në kampionat që nuk pëson, por duket se problemi është në sulm, pasi “djalli” ka harruar të shënojë.

Shifrat flasin qartë: herën e fundit që Milani ka arritur të shënojë më shumë se një gol ka qenë në 19 shkurt në Salerno. Më pas një gol kundër Udinese, Napoli, Empoli dhe Cagliari. Asnjë gol i shënuar kundër Inter (në Kupë), Bologna dhe Torino.

Sulmi duhet të fillojë të funksionojë sa më shpejt që Milani të mund të arrijë suksesin këtë sezon. / Oversport.tv

You may also like