28 vjeçarja nga Minnesota qëllohet për vdekje jashtë punës pasi refuzonte ‘vazhdimisht’ kolegun (fotot)

by admin
Spread the love

Një e re nga Minnesota në SHBA është qëlluar për vdekje me armë jashtë vendit të saj të punës pasi kishte refuzuar “vazhdimisht” avancimet romantike të një kolegu që punonte me të.

28 vjecarja Nicole Hammond, vdiq në parkingun e zyrave St. Cloud më 24 tetor pasi kolegu i saj Jordan Carpenter e qëlloi me armë në qafë, njoftonte policia.

36 vjeçari Carpenter u largua nga vendngjarja por u gjurmua pas disa orësh teksa ishte fshehur në një shtëpi në ‘Sauk Rapids’.

Policia tha se i dyshuari ishte në zotërim të një pistolete dhe u akuzua për vrasje.

Të dhënat tregonin se e reja i kishte shkruar kolegut se nuk dëshironte të prekej apo manipulohej prej tij siç raportonte e përditshmja   Kansas City Star.

Hammond kishte refuzuar “vazhdimisht” avancimet romantike të Carpenter në muajin para vrasjes, tha policia, duke i kërkuar atij “të mos i bënte gjërat e sikletshme në punë.”

Ata shtonin se ngacmimi dhe përndjekja e kolegut ishte e dukshme teksa Carpenter përshkruhej me një “temperament të keq,” dhe ka pranuar se ishte i tërbuar një natë më parë prej refuzimit të Hammond.

Por ngacmimi nuk ishte te drejtuesit e kompanisë Dubow Textile Inc. Ku ata punonin, siç tha drejtori Rob Dubow per rrjetin Fox 9.

“Për fat të keq ne nuk e kishim idenë,” tha Dubow. “Sa herë që ka nevojë për diçka që kërkon ndërhyrjen tonë ne e kemi bërë. Por në këtë rast nuk kishin asnjë sinjalizim se kishte diçka që nuk shkonte”.

Carpenter nuk ka pranuar ende vrasjen por thotë se dëgjoi një të shtënë dhe u largua pasi ishte traumatizuar kur pa trupin e “asaj që dashuronte”.

Por ai nuk i kishte dhënë ndihmë të lënduarës, as nuk kishte shkuar në punë dhe as nuk thirri shërbimet e emergjencës.

Homazhe të shumta u bënë Hammond teksa drejtuesit e kujtonin si  një vajzë e re “e bukur, inteligjente dhe e vendosur”.

“Ti meritoje të jetoje jetën tënde por ajo u mor prej teje, ne jemi përgjithmonë të thyer pa ty”, shkruante kolegia Savannah Shawn Townley në rrjetin Facebook.