250 traktorë nisen drejt Romës! Për të parën herë në histori fermerët bashkë nën flamurin Italian

by admin
Spread the love

250 traktorë janë nisur drejt Romës në mesin e zgjerimit të protestave kundër rritjes se kostos dhe uljes së standardit të jetesës, që kanë përfshire dhe Italinë ashtu si pjesë të tjera të Europës.

Lëvizja e tyre për bllokimin e autostradës që con drejt kryeqytetit, përbën pikën kulmore të valës së indinjatës, që i ka shtyrë fermerët të bllokojnë prej ditësh rrugë në disa zona të vendit.

“Presim një përgjigje nga qeveria për këtë demonstratë. Të na përgjigjet ne këtu, personalisht. Sepse situata është kritike. Nuk mund te jemi skllevër brenda fermave tona”, u shpreh fermeri Domenico Chiergi.

“20, 30, 40 vjet më parë u ndërtua Europa e popujve. Sot kemi Europën e grupeve të lobimit. Kështu që ta largojmë këtë lloj Europe dhe të kthejmë atë të parën, sepse tek ato besojmë ende, jo tek kjo aktualja. Nuk duhet të kishim mbërritur deri në këtë pikë”, tha fermeri Domenico Chiergi.

“Do të shkojmë në Romë në gjithë, e gjithë Italia bashkë. Bujqit e këtij vendi u zgjuan. Po ndodh diçka historike këtu sot: për të parën herë, fermerët janë të bashkuar nën një flamur të vetëm, atë Italian”, tha fermeri Felice Antonio Monfeli.

Disa prej protestuesve e kanë përshkruar këtë si “marshimi drejt Romës”, ndërsa njoftojnë një javë tjetër protestash që do të përfshijnë Lombardinë,  Campanian, Puglian e Sicilian.


Top Channel

You may also like