2023-i mund të shënojë vitin më të ngrohtë në histori – Shqip

by admin
Spread the love

Shkencëtarët shprehen se “El Nino” mund të shkaktojë rekorde temperaturash

Temperaturat globale po rriten në nivele rekord këtë muaj, një shenjë se kriza klimatike po përparon.
Ekspertët shprehen se femomeni “El Nino” i cili ka nisur në shumë shtete, mund të bëjë që ky vit të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. Temperaturat globale të rregjistruara në Qershor janë 1 gradë Celsius mbi mesataren duke thyer kështu rekordin e vendosur në vitin 2016.

Ky vit ka nisur tepër i ngrohtë, ku rekordi i të nxehtit u vendos nga Porto Rico në Siberi në Spanjë, ndërsa nxehtësia e madhe në Kanada shkaktoi zjarre masive. Temperaturat në Qershor shkuan në mbi 30 gradë Celcius.

Sipas një raporti nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në SHBA, bota rregjistroi Majin e tretë më të ngrohtë në një rekord të temperaturës, me Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut që të dyja u përballen me nxehtësi ekstreme.

Në Maj, Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi se temperaturat globale ka të ngjarë të rriten gjatë pesë viteve të ardhshme, të nxitura nga “El Niño” si dhe emetimet. Ndërsa njerëzit po ndiejnë nxehtësinë në tokë, një shpërthim edhe më i jashtëzakonshëm i nxehtësisë po ndodh në dete, ku sipas shkencëtarëve temperatura e deteve dhe oqeaneve është rritur ndjeshëm nga Marsi në Maj. Nxehtësia e tepërt në oqeane, të cilat mbulojnë 70% të sipërfaqes së globit po deformon popullsinë e peshqve dhe po shkatërron shkëmbinj nënujorë koralorë.

Klan News

You may also like