“Universiteti i Tetovës” vazhdon kryesimin, fiton derbin lokal

Kampionati i volejbollit në kategorinë e meshkujve ka vazhduar me ndeshjet e javës së nëntë dhe të fundit  të pjesës vjeshtore. Derbi i kësaj jave mes dy  skuadrave tetovare Universitetit të Tetovës dhe Shkëndijës përfundoi me fitoren e ekipit studentor me rezultatin 3:1 në sete 26:28, 25:18, 25:18 dhe 25:18.  Pas kësaj fitoreje studentët tetovar vazhdojnë të mbajnë pozitën e parë në tabelë. Tani mbetet që të hënë me fillim në orën 17:30 në Strumicë të zhvillohet ndeshja e anuluar  e javës së tetë mes Xhio Strumica dhe Universitetit të Tetovës.

“ Ne mbrëmë arritëm të mundim ekipin e Shkëndijës me rezultatin 3:1, dhe kjo na jep një motiv shtesë nga se ne e kemi ruajtur bilancin e tetë ndeshjeve me tetë fitore. Edhe pse jo nesër të jemi ne ata  që duhet  të shpallemi kampion vjeshtor.  Pas vështërsive që kishim në ekip disa lojtar të prekur me  virusin. Tani ato janë në gjendje të mirë dhe besoj se ne nesër do t’ia dalim me fitore “ deklaroi HamzaVeseli, kapiten i KV UT-së

Në ndeshjet tjera të javës së nëntë u shënuan këto rezultate: Liria – Vesna Probishtip 3:0, Vardari – Boreci 3-0 dhe  UGD Shtipi – Janta Volej 3-0. Tabelën e kryeson Universiteti i Tetovës  dhe Xhio Strumica me pikë maksimale.

Në kategorinë e femrave në xhiron e tetë e kampionatit u shënuan këto rezultate. Fit Fan Volej – Makedonija Maks 3:0, Pelisteri Volej – Bamikori 3:0, Vikotor Volej – Uskana 0:3,  Vardari Vajzat – Universiteti i Tetovës 3:0.

Leave a Reply