Arrestohet për zhvatje, vëllau i funksionerit të BDI-së

Mbrëmë rreth orës 16:45, në afërsi të një hoteli në Strugë është arrestuar një person nga fshati Veleshtë, i cili në disa raste ka zhvatur para nga pronarët e disa objekteve hotelierike.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, S.N. (43) u pikas pranë një hoteli me një xhip ku edhe u arrestua.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur pistoletë me pesë fishekë.

S.N. po mbahet në Stacionin Policor të Strugës, ndërsa kundër tij pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi konkrete, njofton Alsat.

Sipas portalit maqedonas Dokazm, bëhet fjalë për Sefer Nasufin vëllaun e funksionarit të BDI-së nga Struga, Bardhyl Nasufi i cili para 2 ditësh u emërua në bordin e Telekomit të Maqedonisë. Para kësaj ai ishte Drejtor për Furnizime Publike.

Lëvizja Antibixhoz kërkon mbylljen e kazinove, njëjtë si lokalet

Lëvizja Antibixhoz kërkon mbylljen objekteve për lojëra të fatit, ashtu sikurse objketet hotelierike. Sipas tyre, mbyllja e kafeneve,r estoranteve dhe Read more

BDI në Çair për të hedhur një lopatë çimento! Vërehen ndasitë në grupe – VIDEO

I gjithë kuadri i BDI-së duke filluar nga ministrat, drejtorët e deputetët erdhën sot në stadiumin e Klubit të futbollit Read more

Leave a Reply