Berisha më në fund flet se kush i vrau Haklajt

Ish-kryeministri Sali Berisha është akuzuar publikisht si përgjegjës për vrasjen e Hakljave dhe për serialin e ekzekutimeve që prodhoi 200 viktima në Tropojë.

Ka qenë vetë “Shota” e Haklajve, Zylfie Haklaj që drejtoi gishtin publikisht tek Sali Berisha për vrasjen e vëllezërve të saj, gjatë një pronocimi ekskluziv për Top Story.

“Në familjen time ka 14 persona të vrarë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha. Ne kërkojmë drejtësi, unë jetoj për të dëshmuar”, deklaroi Zylfie Haklaj.

Më në fund, ish-kryeministri, ka vendosur të flasë për serialin e vrasjeve të Tropojës. Gjatë një prononcimi për emisionin OPINION mbremjen e së hënës, Berisha tha se Haklajt e Tropojës I vrau shteti, duke mohuar të ketë gisht në ngjarjet e rënda.

Berisha bëri edhe një lidhje mes vrasësve të Azem Hajdarit dhe fisit Haklaj.

“Ata që vranë Azemin zhdukën dhe Haklajt. Ata duhet të zhdukeshin, sepse kryen krimin e shekullit. Ata ishin terroristë. Kurrë Tropoja nuk ka njohur një bandë plaçkitëse të këtij lloji, përdhunues e kriminale. Vetëm shteti mund t’i vriste ata. Vetëm shteti mund të bënte diçka të tillë, duke bërë kombinime me familjet e viktimave. Ata ishin të angazhuar.”

Leave a Reply