19 vjet me “Netët e Klipit Shqiptar”. Edicioni i radhës nis startin nesër

by admin
Spread the love

 

Pajtoni i stolisur bukur, mes natyrës së qeshur dhe gjelbërimit i kanë dhënë tjetër nuancë prezentimit të Arjola Shehut në këtë edicion të 19-të të “Netëve të Klipit Shqiptar”.
Petri Bozo ia ka dalë të shënojë në shenjë dhe të tërheqë vëmendjen sërish. Ky edicion i garës shqiptare të klipeve do ta nisë kështu rrugëtimin, për të vazhduar për 7 javë me radhë duke sjellë para publikut artistë të rinj, por edhe retrospektivë, deri në finalen e madhe të këtij viti.

Nesër “Netët e Klipit Shqiptar”, nisin zyrtarisht. Startin do ta shënojë emisioni i parë prezantues i klipeve në RTSH, me të ftuar personazhe të njohur, kujtime dhe përjetime emocionuese, analiza dhe biseda për muzikën dhe prurjet e këtij viti.

42 klipe konkurojnë sivjet në garën shqiptare, drejt një finaleje të madhe që do të mbahet në Ulqin me 27 Maj. Juria profesioniste ka ditë tashmë që ka nisur punën dhe prurjet duken më shumë se cilësore.

“Lajmi i mirë që na kënaq dhe na bën të ndihemi krenar për këtë produkt tonin është fakti se “Netët e Klipit Shqiptar” tanimë e kanë kufirin e Ballkanit. Artist të rinj, por edhe të afirmuar, nga vende të ndryshme të Evropës janë prezantuar me klipet e tyre të reja në këtë konkurim. AT duan të jenë pjesë e kësaj gare”, thotë producenti Petri Bozo.

Një garë që nesër nis startin me prezantimin e Arjola Shehut mbi pajton, për të vazhduar 7 javë me prezantimin e konkurentëve për tu përmbyllur me natën gala të 27 majit, e cila premton të jetë madhështore, siç “Netët e Klipit Shqiptar”, kanë qenë gjithmonë./revistawho.com

You may also like