19 trofe të fituar, Reali përshëndetet zyrtarisht me Gareth Bale dhe Isco

by admin
Spread the love

Tashmë largimi i Gareth Bale dhe Isco nga Real Madridi ka ndodhur edhe në formë zyrtare. Dy lojtarët që bënë histori me “Los Blancos” në një cikël të mrekullueshëm ku arritën të ngrinin në qiell plot 5 Champions League nga viti 2014 deri sot nuk do të jetë më pjesë e Realit sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare. Klubi madrilen bëri dy postime lamtumire për të dy lojtarët duke i falenderuar për gjithçka kanë dhënë për fanellën e tyre.

Ajo që biente në sy në shkrimin e të dy lojtarëve është numri i madh i titujve të fituar me Realin, që edhe për nga vitet e shpenzuara në klub është i njëjtë. 19 tituj për të dy, midis tyre, 5 Champions League, 4 Botëror për klube, 3 Superkupa të Europës, 3 tituj kampion në LaLiga, 1 Kupë Mbreti dhe 3 Superkupa Spanje. /oversport.tv

Foto: realmadrid.com

You may also like