17 vjet pa Rugovën, homazhe te varri i tij bënë krerë institucionalë e diplomatë të huaj (VIDEO)

by admin
Spread the love

Pozitën partiake e ka atë që Ibrahim Rugova e mbajti për shumë vjet.

Por, për kryetarin aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Ibrahim Rugova është i pazëvendësueshëm andaj e ndjenë edhe mungesën e tij, urtësinë e vizionin që thotë që e kishte lideri i dikurshëm.

“Ibrahim Rugova ishte ati themeltarë i shtetit të Kosovës dhe prijësi ikonik lëvizjes nacionale më të madhe shqiptare, ishte shqiptari më i madh i historisë së popullit të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Pas parisë së LDK-së pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova në 17 vjetorin e vdekjes së tij, u përkulë edhe pasardhësja e tij, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.

Osmani deklaroi se po e ndjek rrugën e Rugovës, derisa kryeministri numëroi gjerat me çka e kujton ish-presidentin Rugova.

“Kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për qasjen humaniste, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kombëtarizimin e rezistencës civile”, tha Kurti.

Në nderim të veprës së presidentit të parë të Kosovës, homazhe te varri i tij bënë edhe diplomatët e huaj që veprojnë në Kosovë.

You may also like