15 ditë për të arritur titullin kampion, prilli vendimtar për Napolin

by admin
Spread the love

Nëntë javë nga fundi i kampionatit, gara për titull në Serinë A është më e fortë se kurrë. Për Napolin, rrugëtimi drejt titullit kalon për momentin nga 3 pikët që duhet të rikuperojë kundrejt Milanit, por edhe prej pak skuadrave të mëdha me të cilat i ka mbetur të përballet.

Pesë sfida në Maradona dhe katër duele në transfertë. Pavarësisht shkëputjes së vogël të Milan, ende për të besuarit e Spallettit çdo gjë mbetet në dorën e tyre. Tani gabimet janë të ndaluara. Sfidat më të rëndësishme përpara për Napolin janë ajo me Atalantën në transfertë dhe Fiorentinën e Romën në shtëpi.

15 ditët e para të muajt prill do të tregojnë gjithçka për ambiciet e të kaltërve dhe nëse janë apo jo për Scudetto. Gjithsesi nuk mund të lihen pa vlerësuar edhe ndeshjet si ajo e radhës kundër Udineses që po kalon një moment të mirë, Empolit, Torinos apo Sassuolos që vijnë më mbrapa.

Ky është momenti më i mirë për vazhduar serinë e fitoreve për Napolin që njëkohësisht mban sytë nga ndalesat e mundshme të Milanit që do luajë në vazhdim me Lazion dhe Fiorentinën, por do të jetë gjithashtu e impenjuar edhe në Kupën e Italisë. Fundi i sezonit e vë ekipin e Spallettit përballë Genoas dhe Spezias, dy kundërshtarë të lehtë në letër, por aspak të tillë nëse do të vijë puna për të diskutuar qëndrimin e tyre në Serie A. /oversport.tv

You may also like