11 dhjetori i Berishës, Gjekmarkaj: Drama më e madhe për mbështetësit e tij do jetë 12 Dhjetori

by admin
Spread the love

Deputeti Agron Gjekmarkaj është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të vendoset sërish në krye të PD-së me anë të Kuvendit të 11 Dhjetorit, të cilin e ka konsideruar ilegal.

Ai tha se 12 Dhjetori do të jetë dramë e madhe për mbështetësit demokratë, pasi Berisha nuk do të mund të arrijë të marrë sërish Partinë demokratike, teksa shtoi se ish-kryeministri ka 2 mundësi: Të krijojë një parti të re, ose t’i thërrasë arsyes dhe të bashkohet me aksionin e përbashkët opozitar.

“Drama më e madhe për këta mbështetës të datës 11, do të jetë data 12. Berisha e di shumë mirë që nuk mund ta marrë PD me anë të një Kuvendi ilegal. Ai ka 2 mundësi, të shkojë drejt një partie tjetër, që shpresoj që jo, pasi demokratët duhet të jenë të bashkuar, ose t’i thërrasë arsyes dhe njerëzit të shkojnë drejt aksionit të përbashkët opozitar”, tha Gjekmarkaj.

You may also like