109 gjoba për shoferët në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (09.01.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 masa, nga të cilat 20 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për vozitje pa patentë shofer, 3 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), pesë masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING



You may also like