10 viktima nga tragjedia në koncertin e reperit amerikan, vdes edhe 9-vjeçari që ndodhej në koma

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një djalë 9-vjeçar, i cili pësoi lëndime të rënda gjatë festivalit Astroworld më 5 nëntor në Teksas u bë viktima e 10-të e tragjedisë. Ezra Blount ndodhej në koma prej disa ditësh ka vdekur të dielën në spitalin e fëmijëve në Hjuston, konfirmoi avokati i familjes.

9-vjeçari kishte shkuar me prindërit e tij në koncertin e reperit amerikan Travis Scott, ku u shkel nga turma. Prindërit e tij kanë paditur reperin për neglizhencë dhe kanë kërkuar të paktën 1 milion dollarë dëmshpërblim.

Në padi thuhet se fëmija kishte pësuar dëmtime të rënda në tru, veshka dhe mëlçi. Në natën tragjike të spektaklit u shpallën tetë viktima. Viktima e nëntë, studentja 22-vjeçarë Bharti Shahani, u konfirmua i vdekur javën e kaluar.


You may also like