10 licenca dhe kontroll nga shteti, në shtator parlamenti shqyrton ligjin e basteve

by admin
Spread the love

Bastet sportive do të rikthehen në fundin e këtij vitit.

Në seancën e fundit u miratuan me VKM ndryshimet e bërë në në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”. Pas shqyrtimit nga ana e komisioneve do të kalojë në parlament në fundin e shtatorit ose në fillimin e muajit tetor, e pas dekretimit nga ana e presidentit do të nisin aktivitetin e tyre.

Bastet sportive ishin të ndaluara me urdhër të qeverisë nga data 1 janar i vitit 2019. Me ndryshimet e bëra, bastet sportive do të jenë vetëm online, ndërkohë që do të jenë në kontroll të qeverisë.

Në këtë formë, te ardhurat që do të vijnë nga bastet, pritet që t’i rikthehen sërish sportit. Numri i operatorëve do të jetë i kufizuar, teksa në projektligjin e miratuar thuhet se nuk do të ketë më shumë se 10 licenca.

Prej disa kohësh janë paraqitur kriteret për të interesuarit që duan të marrin licencat për të operuar, ndërkohë që do të jetë komisioni i licencimit, që do të merret me përgjedhjen e operatorëve.

Po ashtu, do të ketë kritere edhe për lojtarët, të cilët në rast se do të angazhohen në baste do të taksohen, ndërkohë që do të ketë kufizime në shumat që mund të luajnë, e në rast se do të kenë shuma të mëdha në llogari do të kërkohet dhe deklarimi i burimit të të ardhurave.

Në ndryshimet e bëra, po ashtu do të lejohet që kompanitë e basteve sportive të reklamojnë në skuadrat sportive, në impiantet sportive dhe në mediat audiovizive.

Në këtë mënyrë, skuadrat e futbollit do të kenë një alternativë më tepër për të shtuar të ardhurat e tyre.


Top Channel

You may also like