“10-15 ambasadorë qëndrojnë me mandate të skaduara” Studiuesi i njohur ngre shqetësimin e madh: Kush mban përgjegjësi?

by admin
Spread the love

Drejtori i Institutit shqiptar për Studime Politike, Afrim Krasniqi, ka ngritur shqetësimin në lidhje me qëndrimin e trupës diplomatike në vendin tonë edhe pas përfundimit të mandatit me ligj.

Ai ka ritheksuar se me ligj posti i ambasadorit në vendin tonë mbahet për një kohëzgjatje prej tre vitesh dhe jo më shumë, ashtu si disa ambasadorë vijojnë të ushtrojnë misionin e tyre në Shqipëri.

Duke qenë se ky ligj është shkelur, atëhere Krasniqi ka ngritur pyetjen në postimin e tij se kush mban përgjegjësi në këtë rast kur Kuvendi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryeministri kanë shkelur vetë ligjin.

“Ligji 23/2015: “funksioni i kreut të misionit diplomatik është, si rregull, 3 vjet”. 3 dmth 3, jo 7-8-9-10 vjet aq sa vijojnë me mandat (të skaduar) 10-15 ambasadorë. Nga koha e emërimit të tyre janë ndryshuar 3 Presidentë, 3 qeveri & 4 Ministra. Ne e dimë çfarë ndodh kur një qytetar shkelin ligjin, por pyetja mbetet: kur KM/MPJ/Kuvendi shkelin ligjin, kush mban përgjegjësi?”, shkruan Krasniqi, postim i cili ka tërhequr vëmendjen dhe të ish-ambasadorit Arben Cejku i cili ëshhtë shprehur se duke marrë parasysh pasojat e deritanishme ky ligj duhet të rishikohet.

Cejku thekson se ndryshimet e bëëra në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm në vitin 2015, kanë dëmtuar shumë rëndë diplomacinë shqiptare, përfshi edhe heqjen e kufizimeve për emërime politike të shefave të misioneve pa patur asnjë pengesë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit dhe nga Presidenti.

You may also like