1 424 raste të reja, 20 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë ka informuar se 24 orët e fundit janë bërë 5.604 testime ndërsa janë regjistruar 1.424 raste të reja me COVID-19.
Nga 1.424 raste të reja, 214 janë ri-infektime. Po ashtu ka pasur edhe 1.083 pacientë të shëruar dhe 20 të tjerë kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar gjithsej 256.281 raste, ndërsa prej tyre 227.492 janë shëruar dhe 8.218 kanë humbur jetën.
Për momentin numri i rasteve aktive është 20.571.


You may also like