Zyrtarizimi është çështje kohe, Napoli shumë pranë portierit të Chelsea

by admin
Spread the love

Spalletti po kërkon me ngulm një portier që të jetë i aftë të luajë mirë topin me këmb. Tekniku italian kërkon të shfrytëzojë çdo mundësi për të nisur lojën që nga porta dhe për këtë arsye i ka kërkuar drejtuesve të Napolit një tjetër portier.

Një kërkesë që pritet të plotësohet nga drejtuesit e Napolit, pasi sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Kepa është shumë pranë transferimit në Serie A. Negociatat me Chelsean kanë ecur në rrugën e duhur dhe zyrtarizimi konsiderohet vetëm çështje kohe.

Sakaq, Kepa do të transferohet te Napoli në formë huazimi. Chelsea do të paguajë edhe gjysmën e rrogës së portierit spanjoll, pasi vetë Napoli nuk është i gatshëm të paguajë 9 milionë euro në sezon për portierin. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like