Ismet Munishi për futbollin kosovar: Nuk po përparon, po xhiron n’vend – ka shumë servila, nuk kritikojnë veç t’i ruajnë vendet e punës

by admin
Spread the love

Trajneri kosovar, Ismet Munishi i ftuar në ‘Blic Interview’ prodhim i GazetaBlic ka folur rreth futbollit kosovar dhe dukurive negative që ndodhin në elitat e futbollit të Kosovës.

Munishi pretendon se futbolli vendor po stagnon për shkaqet e dukurive negative që po ndodhin si në Superligë ashtu edhe në Ligën e Parë të Kosovës.

Munishi ka kritika edhe për kolegët e tij që siç thotë ai heshtin dhe nuk po kritikojnë – e gjithë kjo për të ruajtur pozicionet e tyre.

“Futbolli i Kosovës po xhiron n’vend. Mendoj që edhe klubet pak duhet të ngriten në aspektin organizativ, edhe është koha e fundit që këto dukuritë negative m’i luftu me të vërtetë – jo sa për sy e faqe. Unë besoj që duhet mu vetëdijësu Komuniteti, unë i tregoj problemet reale që më ndodhin dhe s’kam pikë përkrahje edhe nga shokët e mi që jam rritë me ta, kjo është e dhimbshme. Pse? Sepse duan t’i ruajnë pozicionet e veta, nuk kam pikë përkrahje. Duhet m’u ngrit kjo vetëdije. Krejt mujna me bo mirë. Na e bojna mirë për krejt neve, për fëmijët e tanë – nuk ka nevojë m’u bo mirë për neve, sepse futbolli nuk është i imi privat, është i joni  Kur rriten zërat kritikë – rritet edhe përgjithësia, është nifar frike, sepse neve na vijnë përditë – jo pse po fol – jo mos fol, jo kështu, jo ashtu, ka edhe kësi, por s’e kemi njet mu ndal, se emrin nuk ka na bë kërkush, e kemi bo vet, me mund – me sakrificë, me gjak, e tash edhe unë mos me fol edhe njo dy-tre veta që jemi, s’mbet kërkush dhe atëherë bëhemi krejt servila dhe s’mbet kërkush dhe s’ka kuptim”.

Munishi vazhdon me kritikat drejtuar komitetit sportiv vendor për mos reagime, teksa komenton edhe skandalin e fundit të kurdisjes mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozhoranit.

“Tash, në Kosovë është një fenomen ku mund të them se mund të ketë tolerime, pasi kurdisje është tjetërçka, pra bëhet fjalë veç për rezultate, kjo skuadra është pa ambicie dhe e toleron atë tjetrën, nuk e jep 100%, ky është fenomeni që ndodhë tek ne, nuk bëhet fjalë për ndonjë bast ose për ndonjë gjë ku mund të fitohet diçka. Ma shumë janë favore për njërin tjetrin, pasi ai ia ka toleru para disa viteve, tash ky ia toleron. Ka kësi fenomene, këto dy skuadrat janë denu, pak fakti që janë denu shpejt ndoshta nuk e di, flitet për fakte, por ne nuk i kemi pa, ka pas shumë ndeshje ma të dyshimta që kanë kalu pa u hetu, edhe kjo është një gjë që edhe ky denim e ka tendencen e vet. Ky klubi Vllaznia e Pozheranit dihet botërisht që nuk i ka përkrah politikat e FFK-së dhe nuk ka qenë përkrahës dhe Komuniteti pak po e sheh si hakmarrje. Reagimi i Komunitetit është i vogël, sepse është një pjesë e madhe e komunitetit sportiv që merr paga në FFK, që është direkt i lidhur aty dhe kërkush nuk do me prishë pozicionin e vet, eventualisht me fol naj fjalë – sepse e humb pozicionin e vet dhe e humb pagën e vet . Kjo është gjendja, jemi pak ata që e themi ndonjë fjalë – tentojmë me luftu ndonjë dukuri, e flasim realitetin që na merr mendja neve, por në përgjithësi krejt komuniteti i futbollit është në një “comfort zone” dhe nk duan ta prishin rahatinë e vet. Sporti është pak ma keq se politika, sepse ka autokraci. Për fat të keq kështu është gjendja, niveli nuk është për m’u livdu. Çalojmë edhe në këtë aspekt”.

/GazetaBlic/

You may also like