Zyrtarët në Ukrainë: Kievi pengon sulmin e madh me dron rus

by admin
Spread the love

Kievi u sulmua nga dronët rusë në orët e para të mëngjesit dhe mbetjet ranë në disa rrethe, thonë zyrtarët ukrainas, por nuk raportohet për viktima.

Të paktën 10 shpërthime u dëgjuan në kryeqytet dhe sirenat e sulmit ajror sinjalizuan se banorët duhet të strehohen, shkruan BBC.

Shefi i Administratës Ushtarake të Kievit, Serhiy Popko tha se mbetjet kishin shkaktuar një zjarr në një ndërtesë banimi.

Popko tha se rreth 20 dronë sulmues Shahed të prodhuar nga Irani ishin rrëzuar të dielën. Ata kishin fluturuar mbi Kiev në grupe nga disa drejtime, tha ai.

Shumica e mbetjeve ranë në tokë të hapur, shtoi ai, por disa dëmtuan makina dhe kabllot e trolejbusit.

Ndërkohë, Rusia thotë se shkatërroi tetë dronë të nisur nga Ukraina mbi Detin e Zi pranë Gadishullit të Krimesë – të cilin forcat ruse e kanë pushtuar që nga viti 2014.

Dronët që dyshohet se nga Ukraina kanë fluturuar më parë thellë në Rusi, duke përfshirë rajonin e Moskës, dhe së fundmi kanë goditur aeroplanët në një bazë ajrore ushtarake në Pskov. Por zyrtarët ukrainas në përgjithësi as konfirmojnë dhe as mohojnë përfshirjen e tyre në bastisje të tilla.


Top Channel

You may also like