Zyrtare: Wolverhampton shkarkon teknikun Bruno Lage

by admin
Spread the love

Bruno Lage nuk është më trajner i Wolverhampton. Klubi anglez ka njoftuar në kanalet e tij zyrtare se ka shkarkuar teknikun portugez, që drejtonte skuadrën që nga qershori i vitit 2021.

Fatale për teknikun ka qenë humbja e fundit në Premier League përballë West Ham, por edhe nisja shumë e dobët e kampionatit.

Wolverhampton qëndron në vendin e tretë nga fundi në klasifikim me vetëm 6 pikë pas  ndeshjeve të luajtura. / Oversport.tv

Foto: Wolves Twitter

You may also like