KOMENT – Çfarë po ndodh me konservatorët nën udhëheqjen e Sunak?

by admin
Spread the love

LONDËR, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Rezultate negative siç pritej, dhe ndoshta edhe më keq se sa pritej, për Partinë Konservatore të kryeministrit britanik Rishi Sunak gjatë zgjedhjeve lokale, të mbajtura dje në Angli dhe Uells.

Sipas rezultateve ende të pjesshme (numërimi do të përfundojë plotësisht gjatë fundjavës), qeveria ka humbur deri më tani rreth gjysmën e vendeve të këshilltarëve vendorë të fituar në 2021.

Nëse trendi do të konfirmohej, kjo do të ishte disfata më e rëndë e 40 viteve të fundit.

Megjithatë edhe nëse ka përpjekje për minimizim nga stafi i partisë, rezultati duket se është i destinuar të krijojë presion të ri mbi udhëheqjen e Sunak, ndoshta edhe duke e vënë në pikëpyetje atë në ditët e ardhshme.

Në zgjedhjet parlamentare të fujndvitit, sipas sondazheve, konservatorët rrezikojnë një humbje historike përballë laburistëve të Keir Starmer.

Konfirmimi i Sadiq Khan për një mandat të tretë si kryebashkiak i Londrës duket qartë në mesin e nëntë vendeve të mbrojtura nga Partia Laburiste.

Nga ana e tyre, laburistët e shfrytëzuan këtë, të paktën pjesërisht, duke marrë disa këshilla, ndonëse në zonat me një prani të fortë të myslimanëve britanikë, ku linja shumë hezituese që i atribuohet Starmerit mbi kërkesat për një armëpushim izraelit në Gaza, u kushton atyre humbjen e administratës së qytetit Oldham./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like