Qeveria po kundërshton çdo media kritike – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, pas rezultateve të Kosovës në indeksin e lirisë së mediave nga “Reporterët Pa Kufij”, ka thënë se zbritja për 19 vende është jashtëzakonisht shqetësues.

Mushkolaj për Shqip ka thënë se nuk është se ka pritur ndonjë rangim më të lart duke pasur parasysh gjithë qasjen që ka pasur qeveria.

 “Rangimi në raportin e Reporterëve pakufi kaq ulët dhe ky dallim shumë i madh krahasuar me vitin e kaluar d.m.th zbritje për 19 vende është përnjëmend jashtëzakonisht shqetësues por unë nuk është se kam prit ndonjë rangim më të lart duke pas parasysh gjithë qasjen që ka pas qeveria dhe jo vetëm qeveria por edhe institucionet në përgjithësi karshi mediave dhe gazetarëve gjatë vitit 2023. Këtu kam parasysh linçimet, sulmet e fushata linçuese që janë bërë kundër mediave dhe gazetarëve dhe të cilat në fakt qeveria i ka zgjedh si rrugë më të shkurt për të kundërshtuar çdo media kritike, çdo zë kritik, çdo gazetar kritik, duke provuar që te publiku ta minojë besimin që ata kanë në media”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë se qytetarët kur dua të zgjidhin një problem derën e parë ku drejtohen i kanë mediat. Ai po ashtu i la lavdëruar gazetarët dhe mediat në përgjithësi duke theksuar se aspekti profesional i raportimit të gazetarëve në masë të madhe është korrekt.

“Ne jemi të gjithë dëshmitarë se qytetarët derën e parë ku drejtohen me e zgjidh një problem i kanë mediat dhe pastaj mediat janë ato që bëjnë presionin te qeveria për t’i kryer obligimet që ata i kanë sa i përket pastaj gjendjes së gazetarëve unë do e ndaja në dy fusha. E para aspekti profesional i raportimit të gazetarëve që unë besoj se në masë të madhe është korrekt pavarësisht problemeve që mund t’i kenë, pavarësisht lëshimeve që mund t’i kenë, se tash edhe gazetaria online dhe digjitalizimi e ka bë të veten dhe shpeshherë vihet shpejtësia përballë saktësisë. Por në fushën tjetër sa i përket kushteve të punës natyrisht se ka jashtëzakonisht shumë probleme në kuptimin që gazetarët ende unë mendoj që nuk paguhen sa duhet për punën që ata bëjnë. Mediat nuk janë shumë të qëndrueshme financiarisht, kushtet e punës nuk janë shumë të mira dhe kjo bën pastaj që gjithë këto ngarkesa që gazetarët dhe gazetaret i kanë në njëfarë formë, ndonjëherë të reflektojnë edhe në mënyrën se si raportojnë dhe si i qasen një çështje të caktuat”, ka thënë Mushkolaj.

You may also like