Zyrtare: Vjen afrimi i parë i Laçit, firmos ish-mbrojtësi i Partizanit të Beorgradit

by admin
Spread the love

Laçi ka nisur të përforcojë ekipin përpara se të nisë ndeshjet për eliminatoret e Conference League. Ekipi kurbinas ka zyrtarizuar afrimin e parë për merkaton e verës në ekip.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Laçi ka zyrtarizuar Luka Cucin si afrimin më të ri. Ish-mbrojtësi i Partizanit të Beogradit ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë lidhur për dy vite.

“Luka Cucin është afrimi i parë në skuadrën tonë. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur për dy vite. Cucin ka qenë pjesë e Partizan Beograd ne te shkuaren . I urojmë mirëseardhjen në ekipin tonë”, shkruhej në postimin e Laçit. /oversport.tv

You may also like