Zyrtare: Villarreal forcon sulmin, nga Levante vjen Luis Morales

by admin
Spread the love

Villarreal ka bërë një goditje në merkato. Nga ekipi i Levantes është afruar sulmuesi Jose Luis Morales. Ky i fundit ishte një nga lojtarët kryesorë të Levantes, gjithashtu edhe kapiteni i tyre.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi i Villarreal me anë të një komunikate zyrtare për shtyp. Në të thuhej se Morales ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur deri në vitin 2024.

Ata gjithashtu kanë zbuluar edhe se kur do të vijë prezantimi me “Nëndetësen e verdhë”. Kështu Morales do të prezantohet pasi të nisë faza përgatitore e ekipit në një event të hapur për mediat. /oversport.tv

Foto: villarrealcf.es

You may also like