Zyrtare: Verratti dhe PSG zgjasin bashkëpunim mes tyre

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Marco Verratti ka rinovuar kontratën e tij me PSG deri në vitin 2026.

“PSG dhe presidenti Al Khelaifi janë të lumtur të njoftojnë një dhuratë për Krishtlindje, zgjatjen e kontratës së Marco Verrattit deri në vitin 2026”, ka thënë spikeri I stadiumit para fillimit të ndeshjes kundër Strasburgut.

Kontrata e mesfushorit italian skadonte në vitin 2024. Verratti luajti sot ndeshjen e tij të 399-të me PSG dhe mund të thyejë rekordin e lojtarit me më shumë ndeshje me fanellën e parisienëve (435). Verratti është lojtari që ka fituar më shumë trofe me PSG (29). / Oversport.tv

You may also like