Zyrtare: Vazhdon fushata e rinovimeve te Chelsea, Reece James firmos për 6 sezone

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas përfundimit të merkatos së verës, Chelsea ka nisur menjëherë nga fushata e rinovimeve në ekip. Pas Armando Brojës, radha i ka ardhur mbrojtësit të djathtë, Reece James.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se James, ka rinovuar kontratën me Chelsea për gjashtë sezonet e fundit.

James ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2028. Një tjetër rinovim i rëndësishëm në Londër, që ka nisur nga fushata e rinovimeve dhe pritet të pasojnë disa lojtarë të tjerë. /oversport.tv

Foto: chelseafc.com

You may also like