Zyrtare: Valverde rikthehet për herë të tretë tek Athletic Bilbao

by admin
Spread the love

Ernesto Valverde rikthehet për herën e tretë në stolin e Athletic Bilbaos. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi bask me anë të një komunikate në faqen zyrtare.

Kështu, Valverde i cili është edhe trajneri me më shumë pankina në historinë e Bilbaos rikthehet sërish. Deri më tani, Valverde i ka udhëhequr baskët në 306 ndeshje zyrtare.

Valverde për herë të fundit ka trajnuar ekipin e Barcelonës nga viti 2017 deri në vitin 2020. Ndërkohë që pas eksperiencës me katalanasit, Valverde qëndroi pushim. /oversport.tv

Foto: Athletic Club, Twitter

You may also like