Zyrtare: Tottenham blindon talentin e mesfushës, rinovon deri në vitin 2027

by admin
Spread the love

Tottenhami po mendon për të ardhmen dhe këtë gjë e ka nisur duke blinduar njëherë xhevahirët që ka në shtëpi. Kështu klubi nga londra ka rinovuar kontratën e mesfushorit 21-vjeçar, Oliver Skipp.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë londinezët nëpërmjet një komunikate zyrtare për shtyp. Në të thuhej se Skipp ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027. Ai ka luajtur këtë sezon 28 ndeshje ndërsa fitoi edhe besimin e Antonio Contes që në ditët e tij të para me Tottenham.

Megjithatë, së fundmi Skipp është duke u rikuperuar nga një dëmtim që po e mban atë jashtë fushave prej muajsh. 21-vjeçari konsiderohet nga Conte si një garanci për të ardhmen e klubit. /oversport.tv

Foto: tottenhamhotspur.com

You may also like