Zyrtare: Tottenham blen Destiny Udogie nga Udinese, firmos deri në 2027

by admin
Spread the love

Destiny Udogie është zyrtarisht një lojtar i Tottenham. Mbrojtësi i krahut të Udineses është blerë nga ekipi i Antonio Contes, por aventura e tij do të fillojë nga sezoni i ardhshëm.

Ka qenë vetë klubi i Tottenham që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se Udogie ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me londinezët deri në vitin 2027.

Megjithatë, këtë sezon Udogie do të vazhdojë të jetë pjesë e Udineses në formë huazimi nga Tottenha. Mbrojtësi ndërkohë është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook

You may also like