Zyrtare: Shkarkimi i Korkut, Hertha e zëvendëson me ekspertin Magath

by admin
Spread the love

Hertha Berlin ka shkarkuar pas pesë humbjesh radhazi Tayfun Korkut dhe brenda ditës është zyrtarizuar edhe trajneri i ri i skuadrës gjermane.

Klubi gjerman i ka besuar një emri të njohur, tekniku Felix Magath që u tentua edhe nga Kosova. Për herë të fundit ai ka drejtuar në Kinë skuadrën e Shandong Luneng, në vitin 2017.

Magath do të jetë trajneri i Hertha Berlin deri në fund të sezonit dhe synimi është sigurimi i qëndrimit në Bundesliga.

“Kam pasur diskutime shumë të qarta dhe të hapura me Fredi Bobic. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën aktuale sportive dhe jam i lumtur të ndihmoj Hertha Berlin për të arritur objektivin e qëndrimit në Bundesliga.

Tani është e rëndësishme që i gjithë fokusi ynë të jetë te tetë ndeshjet e mbetura”, tha Magath. Në të shkuarën ai ka drejtuar në Bundesliga skuadra si Hamburger SV, Nurnberg, Werder Bremen, Eintracht Frankfurt, Stuttgart, Bayern Munich, Wolfsburg dhe Schalke 04, si dhe Fulham në Angli. / oversport.tv

Foto: Hertha BSC, Twitter

You may also like