Zyrtare/ Sevilla njofton “divorcin” me mesfushorin kroat

by admin
Spread the love

Ivan Rakitic nuk është më lojtar i Sevillas.

Klubi spanjoll njoftoi këtë të martë përfundimin e marrëdhënies kontraktuale me mesfushorin kroat, i cili katër sezonet e fundit i kaloi në Andaluzi.

35-vjeçari largohet nga futbolli spanjoll për të shkuar në Arabinë Saudite, pasi ka marrë ofertë serioze nga Al Shabab. Tashmë pritet konfirmimi nga klubi saudit, i cili synon gjithashtu të nënshkruajë me trajnerin portugez, Vítor Pereira.

Rakitic i thotë lamtumirë një klubi për të cilin dha kontribut për tetë sezone, nga 2010/11 deri në 2013/14 dhe 2020/21 deri në 2023/24.


Top Channel

You may also like