Zyrtare, Roma shkarkon Jose Mourinhon

by admin
Spread the love

Skuadra italian, Roma ka njoftuar se trajneri José Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm.

Ky vendim i skuadrës romake vjen pas rezultateve të dobëta në këtë edicion të Serie-A, e sidomos pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga rivali lokal, Lazio.

Portugezi udhëhoqi Romën deri tek triumfi në Ligën e Konferencës në Tiranë më 25 maj 2022 dhe në finalen e Europa League në Budapest sezonin e kaluar.

“Falënderojmë José në emër të të gjithë ne në AS Roma për pasionin dhe përkushtimin që ka treguar që nga ardhja e tij në Giallorossi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Romës.

You may also like