Borussia Dortmund në një seri fantastike në ‘Signal Iduna Park’ para ndeshjes së sotme ndaj PSG-së

by admin
Spread the love

Sonte zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Pas barazimit dhe spektaklit në ndeshjen e djeshme mes Bayern Munich dhe Real Madrid, sonte na pret një tjetër ndeshje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.

Borussia Dortmund dhe PSG do të përballen në ‘Signal Iduna Park’, me atmosferën që pritet të jetë e jashtëzakonshme. Skuadra franceze ka në një dozë të ‘lehtë’ të epitetit të favoritit, por që gjermanët tradicionalisht kanë dëshmuar forcën e tyre në Ligën e Kampionëve.

Borussia Dortmund nuk ka humbur në shtëpi në ndeshjet e Ligës së Kampionëve që nga humbja në fazën e grupeve ndaj Ajax-it në nëntor 2021, një seri prej 10 ndeshjeve të pamposhtur, me gjashtë fitore dhe katër barazime, duke përfshirë rezultatin 1-1 kundër PSG-së gjatë këtij edicioni në grupe.

/GazetaBlic Sport/

You may also like