TEL AVIV – Blinken takohet me Herzog për të diskutuar armëpushimin në Gazë

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 1 maj /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua sot në mëngjes me presidentin izraelit, Isaac Herzog në Tel Aviv, në fillimin e një raundi të ri bisedimesh që synojnë arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

“Lirimi i pengjeve të mbajtura nga lëvizja islamike palestineze Hamas ishte aktualisht një prioritet kryesor”, tha Herzog në takim.

“Ne jemi të vendosur të arrijmë një armëpushim që i sjell pengjet në shtëpi. Dhe e vetmja arsye që kjo nuk do të arrihet është për shkak të Hamasit”, tha Blinken.

“Dhe siç kemi thënë, pa vonesa, pa justifikime. Koha është tani”, tha Blinken.

“Në të njëjtën kohë, edhe pse ne po punojmë me vendosmëri për të arritur armëpushimin që sjell pengjet në shtëpi, ne gjithashtu duhet të përqendrohemi te njerëzit në Gazë që po vuajnë nga konflikti i shkaktuar nga Hamasi, dhe të sigurohemi që ata të marrin ndihmën për të cilën kanë nevojë – ushqimet, ilaçet, ujin, strehimin”, tha ai.

Blinken tha më herët se kishte në plan t’i diskutonte këto çështje me presidentin Herzog.

Një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu është planifikuar më vonë në Jerusalem.

Izraeli ka njoftuar një fillim të shpejtë të ofensivës së diskutueshme në Rafah në jug të Rripit të Gazës nëse nuk arrihet marrëveshja. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like