Zyrtare: Pioli rinovon kontratën me Milanin deri në vitin 2025

by admin
Spread the love

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Milani njofton se ka rinovuar kontratën e trajnerit Stefano Pioli dhe bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë deri në qershor të vitit 2025.

Trajneri kuqezi do të vazhdojë të drejtojë “djallin”, pasi ka zgjatur edhe me 2 vite të tjera marrëveshjen aktuale.

“Milani është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës të Stefano Piolit deri në 30 qershor të vitit 2025. Pas një rrugëtimi të suksesshëm, që kulmoi me fitimin e kampionatit sezonin e kaluar, Milani dhe Stefano do të vazhdojnë së bashku një projekt ambicioz”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

You may also like