Zyrtare: Orges Shehi dhe mbrojtësi rinovojnë kontratën me Tiranën

by admin
Spread the love

Tashmë e ardhmja e Orges Shehit nuk ka më dyshime. Trajneri i Tiranës ka rinovuar kontratën me klubin kryeqytetas të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, që ka zyrtarizuar gjithashtu edhe rinovimin dyvjeçar të Filip Najdovskit.

“Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit. Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të bankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm”, shkruhej në komunikatën për Orges Shehin.

“Filip Najdovski rinovon me kampionët. Lojtari do të jetë pjesë e bardhebluve edhe për dy sezonet e ardhshme. Mbrojtësi do të vijojë të kontribuojë për kampin e kampionëve në përmbushjen e objektivave të reja”, shkruhej në komunikatën për Filip Najdovskin. /oversport.tv

 

You may also like