Zyrtare: Një kampion për Dinamon, kur prezantohet trajneri i ri

by admin
Spread the love

Rodolfo Vanoli është trajneri i tretë që do të drejtojë skuadrën e Dinamos, pas largimit të Bledar Devolli dhe më parë edhe të Bledi Shkëmbit.

Klubi i Dinamos ka njoftuar përmes zyrës për shtyp se nesër do të bëhet prezantimi i Vanoli, në orën 10:00. Italiani për herë të fundit ka drejtuar Koper në Slloveni.

Në këtë vend ai ka arritur edhe sukseset më të mëdha si trajner. Në vitin 2012 ai mori drejtimin e Koper, për dy sezone, ndërkohë që u kthye më pas në 2015-ën dhe fitoi Kupën dhe Superkupën e Sllovenisë.

Vanoli në vitin 2016 mori drejtimin e Olimpija Ljubjana dhe fitoi titullin kampion. Pas asaj eksperience qëndroi për disa kohë pushim, derisa në 2019 drejtoi modestët e Bisceglie.

Vjet ai drejtoi sërish në Slloveni, por skuadrën e Koper, dhe tani do të provojë një eksperiencë të re në krye të Dinamos. / oversport.tv

You may also like