ZYRTARE/ Maurisio Sarri largohet nga Lacio, presidenti Lotito zgjedh pasuesin e tij

by admin
Spread the love

Largimi i Maurisio Sarrit nga Lacio tashmë është bërë zyrtar edhe nga vetë klubi bardhekaltër.

Presidenti Lotito ka bërë një zgjedhje të përkohshme, duke ia besuar drejtimin e skuadrës ndihmësit historik Xhovani Martuskielo (ka punuar në këtë rol edhe tek Empoli, Interi e Juventusi).

“S.S. Lacio njofton se Mauricio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë. Kompania falënderon trajnerin për objektivat e arritura dhe për punën e bërë, duke i uruar fat në aspektin njerëzor dhe profesional. Në Në të njëjtën kohë, klubi njofton se ka vendosur t’ia besojë drejtimin teknik Xhovani Martuskielo”, shkruhet në profilin zyrtar të klubit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like