FC Liria e ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës.
Drejtimin e klubit prizrenas e ka marrë Mirsad Jonuz, shkruan lajmi.net.
Liria në këtë mënyrë i ka dhënë fund dilemave për trajnerin e ri pas largimit të turkut Nedim Yigit.
Jonuz ka qenë ish-përzgjedhës i Maqedonisë së Veriut.
Jonuz ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit, ku misioni i tij do të jetë mbijetesa.
Jonuz është njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Liria këtë edicion është rikthyer në elitën e futbollit kosovar dhe zë vendin e fundit në tabelë me tetë pikë të mbledhura pas 15 xhirove të zhvilluara.
Jonuz ka punuar në shumë skuadra, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku ka drejtuar Rabotniçkin e Podebën. Ka punuar edhe në Qipro e Greqi, te skuadrat Nea Salamis Famagusta e Aiginiakos. Ka qenë edhe trajner i Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa së fundmi, ka qenë në Katar te skuadra e Lusailit.
Jonuz prej vitit 2009 deri në vitin 2011 ka qenë selektor i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më herët ka drejtuar edhe ekipin U21 për gjashtë vjet.
Njoftimi pa ndërhyrje i Lirisë
Liria, emëron kryetrajnerin
Mirsad Jonuz, i prinë Lirisë
Mirsad Jonuz, është kryetrajner i Lirisë.
Prezantimi tij , u bë sot (e mërkurë) .
Ai, shoqëruar nga drejtues të klubit, takoi edhe futbollistët, të cilëve u kërkoi shumë përkushtim e në radhë të parë disiplinë, në vazhdim të kampionatit.
Jonuz ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri ( drejtoi Vllaznin), tek shumë klube të Maqedonisë Veriore si dhe ekipi nacional i këtij shteti.
“Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën.
Veçanërishtë ftoj tifozët e zjarrtë Arpagjik’t dhe gjithë qytetin të bashkohen në synimin tonë, ta ngrisim Lirinë sa më lartë” , ka thënë Jonuz, pas arritjes së marrëveshjes.
Ndryshe, Valon Osmani kryetar, pohoi:” kishim disa opsione për trajner. Besojmë që ky është i duhuri.
Trajneri i ri ka synim ta nxjerr klubin nga kjo krizë rezultatesh.
Marrëveshja është deri në fund të stinorit”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/