Zyrtare/ Kukësi bën dy afrime të tjera, vjen lojtari i krijuar në akademinë e Leicester

by admin
Spread the love

Kukësi nuk po ndalet në merkato. Verilindorët kanë zyrtarizuar edhe dy afrime të tjera. Bëhet fjalë për Laurenc Xheka dhe mesfushorin anglez Layton Ndukwu. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Kukësit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Laurenc Xheka dhe mesfushori anglez Layton Ndukwu janë zyrtarisht futbollistë të skuadrës sonë! Xheka ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, ndërsa Layton ka firmosur për dy sezone.

22-vjeçari Xheka vjen te Kukësi nga ekipi i Korabit, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Teutën. Nga ana tjetër Layton ka luajtur në kampionatin anglez, duke qenë një prodhim i akademisë së Leicester City, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë. Në të shkuarën, 23-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Anglisë

Klubi i Kukësit ju uron mirëseardhje futbollistëve Laurenc Xheka dhe Lyton Ndukëu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Laurenc! Welcome Layton”, shkruhej në postimin e klubit verilindor. /oversport.tv

You may also like