Zyrtare: Kryesia e KF Arbëria jep dorëheqje

by admin
Spread the love

Presidenti i klubit futbollistik Arbëria, Jahir Krasniqi dhe Kryesia e klubit sot kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub, transmeton Insporti.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes faqes zyrtare në ‘Facebook’.

Klubi i dorëzohet Kryesisë së fshatit dhe i hapet rrugë klubit që të shndërrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.

Postimi i plotë i klubit:

9 Nëntor 2021, Lipjan

Kryesia e KF ARBËRIA jep dorëheqje

Presidenti i Klubit Futbollistik “Arbëria” Dobrajë e madhe Jahir Krasniqi dhe Kryesia e klubit japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub.

Klubi i dorëzohet Kryesisë së fshatit dhe i hapet rrugë klubit që të shëndrrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.

KF Arbëria mbetet në pozitat e larta në tabelë, ku nga vendi i parë dallimi është vetëm 3 pikë.

Të interesuarit për të qenë pjesë e klubit në ri-organizim ditëve në vijim mund të paraqiten tek Kryesia e fshatit Dobrajë e madhe, konkretisht tek Kryetari i Këshillit të fshatit Dobrajë e madhe, Skender Gashi.

Kryesia e klubit falemnderon të gjithë ata që e kanë përkrahur klubin që nga themelimi e deri më tani, me theks të veqant grupi e tifozëve “Stuhia e kuqe”.

Kryesia në largim do të jetë e përkushtuar të kalojë të gjitha kompetencat zyrtarisht tek Kryesia në ardhje.

Me respekt!

KF Arbëria

You may also like